Аzir Aliu nga koalicioni VLEN është zgjedhur si Ministër i ri i Shëndetësisë. Kjo vjen pasi sot pasdite në Kuvend.

Nga 95 deputetë të pranishëm, 65 votuan “pro” ministrit të ri, 15 ishin “kundër”, ndërsa nuk pati abstenime.

Në biografinë e Aliu, bëhet e ditur se Aliu është inxhinier i diplomuar i elektros dhe doktor i shkencave informatike i cili për momentin e realizon funksionin profesor ordinar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë në kuadër të UEJL-së në Tetovë.

Aliu ishte ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës në vitin 2023 dhe 2024./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Azir Aliu u zgjodh ministër i Shëndetësisë appeared first on Telegrafi.