Aleanca për Shqiptarët ka dalë me reagim në lidhje me rritjen e çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoni. Deputeti i kësaj partie, Elmi Aziri, thotë se ata kanë bërë propozime konkrete me qëllim që në këto kohë të krizës energjetike të mbrohen konsumatorët. N

Aziri tha se ata kanë propozuar ulje të TVSH nga masa 18 % në atë 5%, uljen e akcizës për benzinën nga 22,00 denarë në 15,00 denarë e për dizelin nga 15,50 denarë në 9,00 denarë, si dhe uljen e marzhës së tregtimit në një vlerë fikse jo më shumë se 3,00 denarë.

“Kjo qeveri nuk i merr parasyshë këto propozime e sugjerime të ASH dhe ka ofruar masa gjysmake të cilat nga 01.06.2022 i ka hequr dhe të njëjtat edhe pse ishin gjysmake tani më nuk aplikohen. Një propozim tjetër i ASH që është propozuar e nuk është marrë parasysh nga kjo qeveri, është ajo që në kohen kur çmimet e derivateve të naftës në tregjet botërore shënojnë rritje te larta, e duke e ditur se një nga komponentet kryesore për formimin e çmimit të tregtimit të derivateve të naftës jane çmimi i këtij energensi në tregjet botërore dhe kursi i këmbimit të dollarit në bursë, ASH ka propozur ngrirje të TVSH në një masë të limitit maksimal dhe pavarsisht se si do të lëviznin çmimet e derivateve të naftës në tregjet botërore, pjesa e TVSH që do të paguanin konsumatorët për këto derivate të fiksohej në një vlerë fikse. Por edhe këtë masë kjo qeveri nuk po e zbaton dhe nuk e merr parasyshë”.

“Por qytetarë të nderuar e dini pse kjo qeveri nuk i zbaton këto propozime? Nga analiza që kemi kryer janë krahasuar çmimet e derivateve të naftës me datë 28.02.2022 dhe ato që janë aktuale sot me 03.06.2022 denarë. Theksin e kemi vënë mbi tatimin mbi vlerën e shtuar ( TVSH ) e cila edhe me datë 28.02.2022 është në masën 18 % poashtu edhe me datë 03.06.2022 është në masën 18 %, pra në pjesën e përqindjes nuk ka ndryshim aplikohet e njëta normë tatimore në vlerë prej 18%”, thotë Aziri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai gjithashtu theksoi se “nuk ka qeveri në botë, kjo edhe në vendet më totalitare, që në këtë kohë krize energjetike shteti të aplikojë masa që ta mbush buxhetin e shtetit, e qytetarët e vet t’i zhytë në varfëri të skajshme”.

The post Aziri: Shteti përfiton nga çmimet e naftës, qytetarët plaçkiten e varfërohen appeared first on Telegrafi.