Gjykata Penale e refuzoi kërkesën e avokatit Vladimir Tufegxhiq, mbrojtësit të Aleksandër Gjorçevskit, babait të Vanja Gjorçevskës, për zëvendësimin e paraburgimit me arrest shtëpiak.

“Për interes të mediave që ndjekin punën e gjykatës, njoftojmë opinionin publik se gjyqtari i procedurës paraprake, pas propozimit të mbrojtjes së A.Gj. i dyshuar për veprën penale ‘Rrëmbim’, lidhur me vrasjen e të miturës V.Gj. dhe P.Zh. nga Velesi, për zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak, pas marrjes së mendimit nga prokurori publik kompetent, kanë marrë aktvendim me të cilin refuzohet propozimi i mbrojtjes. Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Këshillin Penal”, thonë Gjykata Penale.

Avokati Tufegxhiq ka paraqitur kërkesën me mendimin se zëvendësimi i masës së paraburgimit efektiv do të ndihmojë familjen e prekur nga tragjedia.

The post Babai i Vanjës mbetet në paraburgim, Gjykata Penale refuzon kërkesën për arrest shtëpiak appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";