Para festave të Pashkëve, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari kryen monitorime të përforcuara nëpër shitore ku shitet mish dhe vezë.

Drejtori i AUV-së, Nikollçe Babovski u shpreh deri tani nuk ka ndonjë shkelje.

“Importi i ushqimeve në vend kontrollohet nga shërbimet tona inspektuese dhe operatorët ekonomikë, të cilët merren me tregtinë e produkteve ushqimore dhe nuk mund të vendosin në treg një produkt të pasigurt. Importi i ushqimeve është tërësisht i kontrolluar, përmes një programi monitorues për kontrollin ditor.”Kemi një numër të mjaftueshëm thertoresh që mund të plotësojnë nevojat e brendshme, por kemi edhe një numër thertoresh që kanë numër evropian, pra mund të eksportojnë në vendet e BE-së. . Për momentin janë aktive katër thertore për therjen e qengjit, i cili eksportohet kryesisht në Itali dhe Kroaci për festat e Pashkëve”,  shtoi Babovski.

Lidhur me ndikimin e krizës ruso-ukrainase në cilësinë dhe sasinë e ushqimit, drejtori i AUV-së theksoi se importet kontrollohen me kujdes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ushqimin do ta kemi, por mund të ndodhë që populli të jetë i uritur për shkak të çmimeve të larta, thotë Babovski.

Sipas tij, rritja e çmimeve të produkteve ushqimore me origjinë shtazore është për shkak të trefishimit të çmimeve të ushqimit të kafshëve në tregjet botërore./Telegrafi/

 

The post Babovski: Ushqimin e kemi, por mund të na ndodhë populli të jetë i unët për shkak të çmimeve të larta appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";