Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Moldavia janë ndër vendet që përjetojnë rënien më të madhe të popullsisë në botë, sipas një raporti të ri të Bankës Botërore, njofton “H1″.

Arsyeja kryesore për këtë trend është emigrimi masiv, veçanërisht nga vendet e Evropës Lindore ku hendeku i pagave me vendet e Evropës Perëndimore dhe mundësitë e hapura nga integrimi në Bashkimin Evropian inkurajojnë emigrimin e fuqisë punëtore.

Shqipëria renditet e nënta në listën e 42 vendeve dhe territoreve me rënien më të madhe të popullsisë.

Sipas Bankës Botërore, rajoni i Evropës Lindore ka qenë një nga më të prekurit nga ky trend demografik në dekadat e fundit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";