Banorët kundër ndërtimit të ri në Tetovë, frikë se ndërtesa e re do të mbyllë rrugën dhe t’ua zërë dritaret

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Banorët e rreth 100 apartamenteve të tre ndërtesave në Tetovë po ankohen për miratimin e Planit të Detajuar Urbanistik të miratuar nga komuna, e që sipas tyre, mundëson ndërtimin e një objekti të ri.

Shqetësimi i tyre është se nëse ndërtohet një ndërtesë e re, rruga e vetme për hyrjen me automjet do të mbyllet.
“Rruga jonë ka qenë kjo që e shihni pas meje. Kështu kemi hyrë normalisht, siç duhet, dhe ka mundur të kalojë çdo automjet, qoftë ambulancë, zjarrfikës, kamion për dru, ose edhe automjet mortor.

Tani kjo nuk është më e mundur, për shkak të ndërtimit të këtij objekti pas meje, ku ata duan ta ngjisin ndërtesën për t’u bashkuar me këtë. Pra, duan ta bëjnë si një lloj ‘ngjitur’”, tha Blagoja Mirçevski – përfaqësues i Banorëve .

Nga Komuna e Tetovës për “TV21” thonë se plani urbanistik është miratuar me të gjitha procedurat dhe se të gjitha ndërtesat do të kenë hyrjet e tyre.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy