Futbollisti shkupjan Enis Bardhi vazhdon të lërë gjurmë në Superligën turke. Mesfushori i Konyasporit shënoi golin e dytë personal me fanellën e klubit turk, duke gjetur rrjetën në minutën e 51-të të ndeshjes ndaj Alanyasporit, njofton Telegrafi.

Megjithatë, goli i Bardhit nuk mjaftoi për t’i sjellë pikë ekipit të tij, pasi miqtë përmbysën rezultatin dhe fituan 1-2.

Ky ishte goli i dytë i sezonit për reprezentuesin shqiptar, i cili është anëtar i rregullt dhe kapiten i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Ai po shfaqet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Konyasporit në këtë fillim kampionat.

Pas katër javëve të para, Konyaspor renditet në pozitën e pestë të tabelës me 7 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";