Këshilli i Bashkisës së Shkupit në mbledhjen e sotme miratoi vendimin me të cilin më në fund do të realizohet dhe do të fillojë ndërtimi i parkut zbavitës.

“Bashkia e Shkupit së shpejti do të fillojë rregullimin e Luna parkut të ri, për të cilin në fazën e parë do të montohen rekuizitat e para me qëllim që parku të bëhet funksional për qytetarët”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Ata shtojnë se mjetet financiare për projektimin, ndërtimin, furnizimin e pajisjeve dhe rekuizitave, si dhe instalimin e tyre, janë siguruar nga Buxheti i Bashkisë së Shkupit për vitin 2022, ndërsa faza vijuese do të realizohet me buxhetet e viteve 2023 dhe 2024.

Kujtojmë se ndërtimi i Luna parkun në Shkup ishte një nga premtimet e kandidates dhe kreytares aktuale të Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Bashkia e Shkupit: Filloi projekti për ndërtimin e Luna parkut appeared first on Telegrafi.