Bashkia e Shkupit njofton se ekipet e NP “Parqe dhe gjelbërime” gjatë javës së kaluar pastruan sasi të madhe mbeturinash nga park-pylli Vodno.

“Me përmirësimin e kushteve të motit dhe rritjen e frekuentimit në Vodno shtohet edhe sasia e mbetjeve të hedhura nga vizitorët e pakujdesshëm. Në kuadër të këtij aksioni të NP “Parqe dhe gjelbërime” grumbulluan katër kamionë të mbushur me mbeturina në stacionin vëzhgues para Vodnos së mesme, kthesa drejt rrugës Qyteti i diellit dhe në parkingun e vogël”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit.

Ata bëjnë thirrje që qytetarët të kujdesen për natyrën, të hedhin mbeturinat në shportpn më të afërt të mbeturinave dhe ta mirëmbajmë të pastër Vodnon.

Bashkia e Shkupit: Pastrohet sasi e madhe mbeturinash nga park-pylli Vodno shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";