Bashkia e Shkupit njofton se ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” gjatë 24 orëve të kaluara kanë punuar intensivisht për pastrimin e borës nga shtigjet e biçikletave dhe këmbësorëve në rrugët dhe bulevardet e qytetit, për të mundësuar lëvizjen e sigurt të këmbësorëve dhe çiklistëve.

“Ekipet në terren i pastruan shtigjet në bulevardet Ekspedita e shkurtit, Brigada e Tretë Maqedonase, Vidoe Smilevski Bato, Boris Trajkovski, Mitropolit Teodosij Gologanov dhe 8-Shtatori”, njoftojnë nga Bashkia e Shkupit.

Ata shtojnë se po ndiqet situata nga të gjitha pikat dhe në koordinim me kujdestarët në terren po ndërhynë sipas nevojës./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bashkia e Shkupit: Shtigjet e biçikletave dhe të këmbësorëve në bulevardet dhe rrugët e qytetit janë të pastra dhe të kalueshme shkruan Telegrafi.