Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë kapur drogë dhe armë në një lokal që përdorej si sallon për rregullimin e flokëve.

Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

“Më 01.11.2025 rreth orës 13:10, në Tetovë, në rrugën “Prespa”, policia nga Stacioni i Policisë Tetovë, bazuar në urdhër gjyqësor, ka kryer bastisje tek berberhane, që përdorej nga B.L. (21) nga Tetova, i cili nuk ishte prezent. Bastisja u krye në praninë e H.A. (23) nga Tetova, i biri i pronarit të shtëpisë, ku u gjetën dhe u sekuestruan: marihuanë e paketuar në disa doza, 2000 qese të zbrazëta, një peshore digjitale dhe një pistoletë “Zoraki” kalibër 9 mm me karikator të zbrazët. Pas dokumentimit dhe sqarimit të rastit, kundër B.L. do të parashtrohet kallëzim penal”, thonë nga MPB.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";