Bazuar në provat e marra gjatë procedurës hetimore të zhvilluar kundër anëtarëve të një grupi kriminal, në rastin me emrin e koduar “Bunker”, nën udhëheqjen e prokurorit nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë, sot (21.05.2025) gjatë orëve të mëngjesit, policia nga Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë të Ministrisë së Brendshme kryen kontrolle në pesë lokacione në Shkup.

Gjatë kontrolleve, u ndaluan katër persona, dhe në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve u gjet një sasi e madhe marihuane, e cila do t’i nënshtrohet analizës mjeko-ligjore.

Ekziston dyshimi se katër të arrestuarit kanë kryer veprën penale të “bashkimit kriminal” dhe veprën penale “vrasje”, ndërsa njëri nga të dyshuarit ka kryer edhe veprën penale të “prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Sipas provave të ofruara, gjatë vitit 2023, të dyshuarit u bënë anëtarë të një grupi që vepronte për një periudhë më të gjatë kohore dhe synonte të kryente krimet e hakmarrjes dhe vrasjes me pagesë, të cilat dënohen me dënim me burg prej të paktën 10 vjetësh ose burgim të përjetshëm, si dhe krime të tjera./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bastisje në pesë lokacione në Shkup, ndalohen katër personа appeared first on Telegrafi.