Bastisje në Shkup, arrestohen dy shpërndarës të drogës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se policia ka arrestuar sot dy dilerë të drogës, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre, është gjetur drogë.

“Sot (24.08.2023) nëpunësit policorë nga SPB Shkup – Njësiti për tregti të palejuar me drogë, pas marrjes së njohurive paraprake dhe urdhrit për bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në shtëpinë e B.M. dhe M.M. nga Shkupi”.

“Gjatë bastisjes janë gjetur rreth një kilogram marihuanë, pluhur droge, dy peshore digjitale dhe shumë e lartë parash. Personat janë privuar nga liria dhe kundër tyre, pas dokumentimit të rastit do të vijojnë kallëzime përkatëse”, thuhet në njoftim.

The post Bastisje në Shkup, arrestohen dy shpërndarës të drogës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy