Bastisje në Veles, kapen 37 mijë euro dhe lëndë narkotike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Departamenti i Policisë Kriminale, Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë dhe SPB Veles, në koordinim me prokurorin publik, kryen një hetim të përbashkët dhe të koordinuar në zonën e Velesit kundër personave për të cilët ka informacione se janë të përfshirë në rastin e blerjes dhe shitjes së një kilogrami kokainë, e cila u sekuestrua më 29.11.2024 dhe për të cilën SPB Veles ngriti kallëzime penale kundër tre personave.

Si pjesë e hetimit, sot (11.06.2025), me urdhër të Gjykatës Themelore të Velesit, u kryen bastisje në disa lokacione në Veles dhe rrethinën e Velesit. Bastisje u kryen në shtëpinë e A.V. (53) në Veles, në shtëpinë, apartamentin dhe vikend shtëpisë së personit S.S. (47) në Veles dhe Çashkë, në shtëpinë dhe truallin e A.C. (29) në Veles dhe në apartamentin e V.L. (41) në Veles.

Gjatë kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan kokainë, afërsisht 37.000 euro, një peshore dixhitale me mbetje kokaine, telefona celularë dhe sende të tjera të dyshuara se janë nga një krim. Gjithashtu, gjatë ditës, SPB Velesi do të ngrejë kallëzim penal kundër edhe një personi tjetër./Telegrafi/

The post Bastisje në Veles, kapen 37 mijë euro dhe lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy