BDI: Anulimi i vendimit për Medresenë “Isa Beu”, sulm ndaj të drejtës për arsim fetar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkimi Demokratik për Integrim thotë se vendimi i fundit për të anuluar statusin e Medresesë përbën një precedent të rrezikshëm që trondit themelet e një shoqërie të barabartë, demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

Sipas tyre vendimi është sulm ndaj të drejtës për arim fetar, një e drejtë e garantuar me Kushtetutë.

Reagimi i plotë:

“Ky nuk është një vendim teknik – por një sulm i drejtpërdrejtë ndaj të drejtës për arsim fetar dhe ndaj lirive të garantuara me Kushtetutë dhe ligje.

Advertisement

Ky akt dërgon një mesazh të qartë se ky regjim është i gatshëm të flijojë parimet themelore të drejtësisë dhe barazisë fetare.

Në vend që të mbrojnë vlerat, ata po fshijnë institucione që prej vitesh kanë kontribuar për bashkëjetesë fetare, zhvillim kulturor dhe tolerancë.

Më shqetësuese është se vasalët e LEN-it, me bashkëpunimin dhe heshtjen e tyre, po e legjitimojnë këtë drejtim antidemokratik dhe jo vetëm që po shkaktojnë dëme të pariparueshme, por edhe po manipulojnë me paturpësi opinionin publik, duke hedhur akuza të rreme dhe duke u shndërruar në instrument të shkatërrimit të arritjeve shoqërore.

BDI u bën thirrje qytetarëve, bashkësive fetare, sektorit civil dhe partnerëve ndërkombëtarë – të mos qëndrojnë indiferentë ndaj këtij devijimi të rrezikshëm.

Advertisement

Nuk është kjo një çështje partie – kjo është një çështje parimore, që prek lirinë, dinjitetin dhe barazinë e çdo qytetari.

Nuk duhet të lejojmë kthimin pas.

Do të kundërshtojmë me vendosmëri çdo përpjekje për përjashtim, përçarje dhe për minimin e lirive themelore të qytetarëve”, thuhet në reagimin e BDI-së.

The post BDI: Anulimi i vendimit për Medresenë “Isa Beu”, sulm ndaj të drejtës për arsim fetar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy