BDI: Çdo premtim i VLEN është një mashtrim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga BDI në një kumtesë për media thonë se VLEN mashtron për çdo premtim të tyre. Sipas BDI-së, e njëjta ndodhi edhe me lojërat e fatit.

“Pikërisht këta deputetë të VLEN-it refuzuan ligjin e propozuar për mbylljen totale të lojërave të fatit, ndërsa më herët edhe ligjin për marrjen në kontroll të industrisë nga shteti dhe dislokimin e tyre nga shkollat dhe objektet fetare. Sot po shohim që industria po lulëzon dhe po rritet, ndërsa asnjë kazino apo bastore e vetme nuk është mbyllur. Përkundrazi, janë shtuar në çdo lagje dhe qytet, bashkë me bixhozin online”.

“Mbyllja e disa web faqeve për bixhoz në internet, e nisur nga qeveria e kaluar, po paraqitet si arritje për të maskuar rritjen e numrit të kazinove dhe bastoreve në lagjet tona. VLEN-it i mbyllet goja me “ashtin” e hedhur nga OBRM-PDUKM për Izet Mexhitin, si marrjen e zëvendësdrejtorit nga ana e tij apo të drejtorit në Lotari (Lirie Elmazi), si dhe të anëtarëve në bordet drejtuese”.

“Ligji i ri është shumë herë më i dobët se ligji që OBRM-PDUKM dhe VLEN e refuzuan, si në këtë përbërje parlamentare, ashtu edhe në të kaluarën. Ky ligj vetëm se legalizon edhe më shumë bixhozin dhe është përgatitur për interesat e industrisë. VLEN ka zhvilluar një fushatë MASHTRUESE për lojërat e fatit, duke përsëritur gënjeshtra çdo ditë me shpresën se do të shndërrohen në të vërteta”.

Advertisement

“Por, e vërteta doli në shesh: asnjë bastore, asnjë kazino nuk u mbyll, përkundrazi, janë shtuar dhe po i shërbejnë interesave të OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it, sepse pikërisht këto dy parti i kanë mbrojtur këto interesa verbërisht ndër vite”, thonë nga BDI.

The post BDI: Çdo premtim i VLEN është një mashtrim appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy