BDI sot përmes një kumtese ka paralajmëruar OBRM-PDUKM-në dhe Mickoski se për fituesin te pala shqiptare vendos votuesi shqiptar.

“Kryetari i opozitës maqedonase, njëkohësisht edhe shef i koalicionit të ashtuquajtur VLEN, Hristijan Mickoski, duke e ndjerë se partnerët shqiptarë të tij do të pësojnë humbje të thellë më 24 prill dhe më 8 maj, ka thënë se koalicioni “PO Europës, JO Rusisë” nuk do të jetë e suksesshme.

Në vend që të ofrojnë Program konkret zgjedhor, opozita e bashkuar me dirigjues Moskën e Putinit, ka zgjedhur shpifjet dhe fyerjet ndaj koalicionit “Fronti Europian”. Këtë e tha edhe partneri i Mickoskit, vet Izet Mexhiti, brenga e së cilit është ajo që “asnjë parti maqedonase nuk e do BDI-në”.

Bashkimi Demokratik për Integrim i bënë me dije Mickoskit dhe opozitës shqiptare se, sikurse deri më tani, për fituesin te pala shqiptare vendos vetëm votuesi shqiptarë dhe kurrsesi Mickoski, Pavle Trajanovi apo Kremlini.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Fronti Evropian” do të jetë fituesi absolut i zgjedhjeve me “+20 deputetë” dhe Qeveria e ardhshme pa asnjë mëdyshje do të vazhdojë rrugën evropiane të vendit”, thonë nga BDI.

Nga atje e përkujtojnë Mickoskin se sot, me Maqedoninë e Veriut udhëheq kryeministër shqiptar, Talat Xhaferi, ndërsa diplomacinë e udhëheq ministri Bujar Osmani, Presidenti në ardhje i vendit./Telegrafi/

 

BDI: Frikë nga “Fronti Europian” ka edhe Mickoski shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";