BDI: Gjuha shqipe nuk është simbol folklori, është e drejtë kushtetuese, është identitet, është detyrim institucional

Pinterest LinkedIn Tumblr +

BDI sot ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të grupit parlamentar, Bekim Qoku në lidhje me miratimin e ndryshimeve për ligjin e përdorimit të gjuhëve.

“Me Badenter ta votojmë këtë shpejt e shpejt”, një tjetër turp institucional thonë nga BDI.

Nga BDI thonë se qartazi kemi të bëjmë me një përpjekje për shantazh institucional, ku fatet e të punësuarve dhe rrogat e tyre po përdoren si mjet për të shuar Inspektoratin e Gjuhëve dhe për ta vendosur atë nën kontroll të Ministrit të Drejtësisë, duke ia shuar përfundimisht statusin e personit juridik, status të cilin e ka për momentin.

“Kjo nuk është reformë, është eliminim i pavarësisë institucionale dhe përçmim i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Një hap i radhës për të bërë gjuhën tonë peng të pazareve politike, dhe për ta nxjerrë nga pozita kushtetuese që e garanton.

Advertisement

Gjuha shqipe nuk është simbol folklori, është e drejtë kushtetuese, është identitet, është detyrim institucional. Nëse nuk mund ta mbroni, të paktën mos manipuloni. Lëreni ta bëjnë të qetë betejën shqiptarët e vërtetë”, thonë nga BDI./Telegrafi/

The post BDI: Gjuha shqipe nuk është simbol folklori, është e drejtë kushtetuese, është identitet, është detyrim institucional appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy