BDI shpreh kënaqësinë që Korridorit 8 dhe 10d po vazhdon të ndërtohet, pavarësisht që i njëjti realizohet nga një qeveri pa legjitimitet etnik.

Nga atje thonë se kjo vetëm sa konfirmon vizionin tonë të qëndrueshëm dhe politikat tona afatgjata për përparimin e vendit dhe ndërtimin e infrastrukturës moderne rrugore.

“Nuk mund të mos vëmë në dukje se ata që deri dje e kundërshtonin ashpër këtë projekt dhe kërcënonin me anulimin e tij, sot e quajnë atë një projekt historik. Ky ndryshim qëndrimi tregon vlerën e pamohueshme që Korridori 8 përfaqëson për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut dhe për përmirësimin e lidhjeve të saj me rajonin dhe Evropën.

Politikat e BDI-së kanë qenë gjithmonë në interes të qytetarëve, dhe rezultatet e përditshme i bindin ata se akuzat dhe sulmet e drejtuara ndaj nesh nuk ishin asgjë tjetër përveçse përpjekje për të arritur pushtetin pa mbështetje të vërtetë”, thonë nga BDI.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përkundër kritikave, theksojnë nga atje, kërkojmë që ky projekt i rëndësishëm të realizohet me sukses.

Gjithashtu, shtojnë nga atje, apelojmë për ndërtimin e tunelit në aksin rrugor Gostivari -Bukojqan, duke e vlerësuar këtë si zgjidhjen më të përshtatshme për ndërtimin e Korridorit 8./Telegrafi/

 

The post BDI: Korridori 8 u dëshmua dhe konfirmua si një prej projekteve më të rëndësishme appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";