Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të institucioneve shtetërore në Maqedoninë e Veriut, duke akuzuar Qeverinë për veprimtari të njëanshme dhe të motivuar politikisht kundër shqiptarëve në vend.

“Sot, populli shqiptar në vend është nën sulm nga institucionet e shtetit të tij, të cilat janë plotësisht të kapura nga interesat politike dhe etnocentriste të Qeverisë,” thuhet në reagimin e partisë.

BDI akuzon Kryeministrin, Ministrin e Brendshëm dhe Prokurorin e Shtetit se kanë orientuar në mënyrë të njëanshme hetimet kundër shqiptarëve që kanë qenë pjesë e institucioneve, pavarësisht rolit të tyre apo kohës së përfshirjes në sistem.

“Sot kundër shqiptarëve është shpallur një agresion i njëanshëm dhe i padrejtë, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për BDI-në, partitë shqiptare në pushtet apo shqiptarët në përgjithësi,” thekson më tej reagimi, duke e cilësuar situatën si një akt hakmarrjeje për përfshirjen e shqiptarëve në proceset institucionale të vendit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Partia ka paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të ndaluar, siç e quan ajo, “sulmin institucional” dhe për të siguruar drejtësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

The post BDI: Kundër shqiptarëve po zhvillohet një agresion institucional appeared first on Telegrafi.