Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media ka reaguar në lidhje me ngjarjet në Lindjen e Mesme, ndërsa thonë se mbështesin përpjekjet e koordinuara të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore në duar të regjimeve autoritare.

“Zhvillimet e fundit tregojnë se bota demokratike nuk mund të qëndrojë duarkryq përballë rrezikut të një Irani të armatosur bërthamor, që do të përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë globale, paqen në rajon dhe të drejtat e miliona qytetarëve të pafajshëm”.

“BDI qëndron fuqishëm në anën e vlerave euroatlantike: parandalimit të kërcënimeve bërthamore, mbrojtjes së paqes, dhe forcimit të sistemit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe përgjegjësi. Kjo është një kohë që kërkon vendosmëri, koordinim dhe maturi”, thonë nga BDI.

“BDI rithekson përkushtimin e saj ndaj paqes, sigurisë kolektive dhe partneritetit të pathyeshëm me SHBA, NATO-n dhe Bashkimin Evropian”, shtojnë nga BDI.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post BDI: Mbështesim SHBA-të për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore në duar të regjimeve autoritare appeared first on Telegrafi.