BDI: Mickoski nuk ka legjitimitet moral e as politik për të dizajnuar përfaqësimin politik të shqiptarëve në RMV

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur shqetësim për përpjekjet e vazhdueshme të Hristijan Mickoskit për të imponuar veten si tutor i skenës politike shqiptare.

Siç thonënga BDI, deklarata e fundit  të Mickoskit, ku publikisht sugjeron se me kë duhet të koalicionojë Arben Taravari – është një përpjekje e rrezikshme dhe e papranueshme për të rikonfiguruar vullnetin politik të votuesve shqiptarë.

Reagimi i plotë:

Kjo është një vijë e kuqe që nuk është kapërcyer kurrë më parë – dhe që nuk do të lejohet të kapërcehet as tani.

Advertisement

Askush, e veçanërisht Hristijan Mickoski – një politikan që e ka ndërtuar karrierën mbi urrejtjen, përjashtimin dhe nacionalizmin – nuk ka as legjitimitet moral dhe as politik për të dizajnuar përfaqësimin politik të shqiptarëve.

Këto veprime nuk janë vetëm fyese për pjekurinë politike të shqiptarëve – ato janë një sulm i drejtpërdrejtë ndaj pozitës së tij si kryeministër.

Ai tashmë e ka humbur kredibilitetin për të qenë një zgjidhje afatgjate në një shtet multietnik.

Historia nuk do ta kujtojë si burrë shteti, por si një individ që u përpoq përkohësisht të uzurponte pushtetin përmes nacionalizmit, por që dështoi – sepse “softueri” i tij politik nuk është i përputhshëm me “harduerin” multietnik të këtij shteti.

Advertisement

Përfaqësimi politik shqiptar buron vetëm nga vullneti i qytetarëve shqiptarë – në mënyrë autentike, dinjitoze dhe të lirë.

Ai nuk është objekt pazari, dizajni apo inxhinierie politike nga politikanë që mbulojnë paaftësinë e tyre me urrejtje dhe që frikësohen nga multietniciteti në vend se ta pranojnë atë si vlerë.

Mickoski nuk është dhe nuk do të jetë kurrë tutor i përfaqësimit politik të shqiptarëve.

The post BDI: Mickoski nuk ka legjitimitet moral e as politik për të dizajnuar përfaqësimin politik të shqiptarëve në RMV appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy