Përkundër thirrjeve për fushatë të qetë, demokratike dhe larg shpifjeve, opozita shqiptare vazhdon t’i shërbejë agjendave pro-ruse duke përdorë fjalor të pistë që nxit gjuhën e urrejtjes dhe dezinformon opinionin me shpifje të rënda, akuzojnë sot nga BDI.

Konkretisht, theksojnë nga atje, përfaqësues të Lëvizjes Demokratike sot i përsëritën shpifjet e demaskuara tashmë, duke akuzuar Presidentin në ardhje dhe strukturat tjera të Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Shpifjet e përsëritura tregojnë se opozita e ndjen dhe është e sigurt në humbjen e thellë nga kandidati për president, Bujar Osmani dhe Fronti Europian.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut e dinë tashmë se ishte pikërisht opozita ajo që nuk e mbështeti propozim-ligjin për mbylljen e lojërave të fatit nëpërmjet dislokimit të kazinove dhe bastoreve 500 metra nga objektet publike, ose thënë shkurt – mbylljen e lojërave të fatit në vendbanimet e qyteteve të vendit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjithashtu e dinë se, opozita e koordinuar ngushtë me OBRM-PDUKM-në e Mickoskit dhe LEVICËN e Apasievit, për një kohë të gjatë e kishin bllokuar propozim-ligjin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Komisionet parlamentare, duke ju mundësuar qarqeve të errëta të krimit dhe korrupsionit të vazhdojnë me organizimin e lojërave të fatit”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Nga atje i bëjnë thirrje opozitës dhe partive politike të zhvillojnë fushatë demokratike dhe evropiane, ndërsa shembull më të mirë e kanë presidentin në ardhje, Bujar Osmani dhe Frontin Evropian./Telegrafi/

The post BDI: Opozita shqiptare nuk braktis agjendën pro-ruse, kazinotë i mban gjallë Mexhiti që nuk e votoi Ligjin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";