BDI: Pasojat e deklaratave të kryeministrit nuk do t’i bartë ai, por shteti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mickoski: Osmani i nguli thikën drejtpërdrejt në mushkëri identitetit maqedonas dhe unë nuk do ta harroj kurrë këtë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se nuk do ta fal Bujar Osmanin, pasi ky i fundit “e ka prekur identitetin maqedonas”.

Nga BDI thonë se deklarata e tij e fundit nuk është vetëm qëndrim i papërshtatshëm politik, por përmban aludime të rrezikshme që prekin ndjeshmëri fetare dhe etnike.

“Retorika e Kryeministrit nuk ndikon vetëm te kundërshtarët e tij politikë ajo prodhon pasoja që do t’i vuajë vetë shteti dhe të gjithë qytetarët e tij. Nëse qëllimi i Kryeministrit është të nxisë përçarje dhe konflikt, BDI nuk do të kontribuojë në mënyrë proaktive në një atmosferë të tillë, por gjithsesi nuk do të qëndrojë pa reagim. Si një parti serioze dhe shtetformuese, ne mund të kemi qëndrime dhe veprime të ndryshme politike, por nuk mund të mbajmë heshtje përballë një diskursi që rrezikon kohezionin dhe unitaritetin e shtetit, veçanërisht kur ky diskurs vjen nga partia më e madhe politike”.

Advertisement
Lexo po ashtu
Mickoski: Osmani i nguli thikën drejtpërdrejt në mushkëri identitetit maqedonas dhe unë nuk do ta harroj kurrë këtë

“BDI nuk pret që Kryeministri të jetë në një mendje me ne, kemi vizione të ndryshme.
Por presim nga ai që të paktën të kuptojë përgjegjësinë që bart funksioni që ushtron. Të flasësh për “gozhda në duar e këmbë” është jo vetëm e papërshtatshme, por thellësisht e rrezikshme për një lider që duhet të bashkojë qytetarët. Demokracitë e pjekura nuk ndërtohen mbi mallkime dhe fyerje, por mbi institucione, përgjegjësi dhe dialog dinjitoz. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Kryeministri, aq më pak dëme do t’i shkaktojë vendit që përfaqëson”, thonë nga BDI.

Advertisement

The post BDI: Pasojat e deklaratave të kryeministrit nuk do t’i bartë ai, por shteti appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy