BDI sot ka akuzuar OBRM-PDUKM-në se në vazhdimësi po sfidon bashkëjetesën dhe tolerancën ndëretnike, duke shkaktuar huti në opinion se pikërisht ajo na qenka partia që mund të vendos se cila parti shqiptare është e denjë për partneritet qeverisës.

Lexo po ashtu
Nikollovski: Ndryshimet kushtetuese nuk do të përfshihen në negociatat për formimin e qeverisë

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“I bëjmë me dije OBRM-PDUKM-së dhe derivateve të saj te opozita shqiptare se qytetarët janë partnerë kryesor të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe pikërisht qytetarët vendosin se kush do të udhëheq Qeverinë në mandatin e ardhshëm.

Në mungesë të ofertës për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët dhe të frikësuar se fitorja e thellë e presidentit në ardhje – Bujar Osmani dhe e Frontit Europian, VMRO dhe opozita shqiptare po vazhdojnë me fjalorin e pistë zgjedhor, duke dashur të minimizojnë çdo ndryshim që i ka ndodhur vendit dhe qytetarëve”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Fronti Europian, shtojnë nga atje, është koalicion serioz, me përgjegjësi të madhe që për detyrë kryesore e ka trasimin e rrugës europiane të shtetit dhe jo lojërat me fjalë që, për pikë politike, e vënë në pikëpyetje të ardhmen e vendit dhe qytetarëve të saj./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo OBRM-PDUKM shkruan Telegrafi.