Në një kohë kur qytetarët prisnin rezultate, stabilitet dhe një perspektivë të denjë europiane, Qeveria e Mickoskit vazhdon të ngasë të njëjtën valë nacionalizmi me të cilin garoi në zgjedhje, dhe tashmë një vit të tërë ofron vetëm propagandë, përçarje, poshtërim dhe dështim, thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga BDI thonë se thuajse një vit më vonë, shteti jo vetëm që nuk lëviz përpara, por bëhet gjithnjë e më i bllokuar dhe më i ndarë brenda vetes.

“Edhe pse integrimi në BE u shpall si prioritet numër një, ky proces është plotësisht i bllokuar, pa asnjë plan dhe pa asnjë perspektivë të parashikueshme për zhbllokim.

Qytetarët tanë shohin në heshtje se si Shqipëria, Mali i Zi, por tashmë edhe vende të tjera të lindjes, po ecin me hapa të sigurt drejt realitetit të ri evropian dhe drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, Mickoski dhe rrethi i tij më i afërt, në vend që t’i urojnë suksesin fqinjit, e forcojnë sentimentin anti-shqiptar, duke u kthyer tek parashikimet e tyre personale se “Shqipëria kurrë nuk do të bëhet pjesë e BE-së”.

Në vend që të investojnë në forcimin e marrëdhënieve ndëretnike – si shtylla kyçe e stabilitetit afatgjatë të vendit , Mickoski dhe rrethi i tij i ngushtë intensifikojnë retorikën anti-shqiptare, që është vazhdimësi e mantrës së tyre zgjedhore për “t’i vendosur shqiptarët atje ku e kanë vendin”.

Ky projekt i rrezikshëm monoetnik, në të cilin Mickoski përfshin edhe Prokurorinë, gjyqësorin, oligarkinë dhe një pjesë të sektorit civil, e ndan thellë dhe e polarizon opinionin publik – një proces që do të lërë pasoja afatgjata në rrënimin e kohezionit të brendshëm të shoqërisë.

Zhvillimi ekonomik ekziston vetëm në propagandën e Qeverisë, e cila shtrembëron të gjithë treguesit statistikore për të paraqitur ndonjë numër pozitiv në letër; ndërkohë, qytetarët në realitet përballen çdo ditë me çmime gjithnjë më të larta, paga të ulëta dhe largim masiv të të rinjve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Drejtësia sociale jo vetëm që është e kapur në baza etnike, por edhe e margjinalizuar, ndërsa institucionet nuk u përgjigjen nevojave themelore të qytetarëve”, thonë nga BDI.

Mickoskit, shtojnë nga atje, i ka mbetur vetëm ta mbajë pushtetin e tij me patriotizëm të rremë, nacionalizëm të lirë dhe retorikë të vjetruar, të frymëzuar nga koha e Millosheviqit./Telegrafi/

The post BDI: Përmes një politike gjithnjë e më të theksuar anti-shqiptare, Mickoski tashmë një vit udhëheq një Qeveri të përçarjes, të dështimit dhe të nacionalizmit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";