Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalë me kritika ndaj pushtetit.

Siç thuhet në njoftimin e BDI-së, pushteti ka humbur legjitimitetin, ndaj në zgjedhjet e tetorit populli do të sjell vendim të ri.

Reagimi i plotë:

“Për gjithçka që nuk funksionon në këtë shtet, fajtorë qenka BDI-ja dhe shqiptarët. Për ngjarjet e 28 Nëntorit, fajtor BDI. Për Koçanin, fajtor BDI. Për zjarret, fajtor BDI. Kjo logjikë e mbrapshtë dhe diskriminuese, nuk është vetëm e rrezikshme, por e papranueshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këtë herë, vijat e kuqe janë kaluar edhe atë me instrumentalizim të policisë, mediave si dhe kanaleve diplomatike në rrjetën e shpifjeve, për të legjitimuar gënjeshtra të fabrikimit politik. Kjo është jo vetëm e turpshme, por edhe e rrezikshme për sigurinë dhe reputacionin ndërkombëtar të shtetit. Prandaj, nga sot, Bashkimi Demokratik për Integrim do të përballet institucionalisht dhe penalisht me çdo shpifës, me deklaratat e tyre publike që mendon se mund të shpëtojë dështimet e qeverisë përmes fajësimit të shqiptarëve. Kemi të bëjmë me një qeveri që e ka humbur çdo legjitimitet. Një qeveri që e ka izoluar vendin, e ka shndërruar në instrument të interesave të botës serbe, ka djegur marrëdhëniet me fqinjët dhe ka shterruar çdo burim të durimit të qytetarëve. Një qeveri që njerëzit i digjen të gjallë nëpër zjarre, dhe askush nuk mban përgjegjësi, as politike, as ligjore.
Për këtë qeveri do të flasë populli në referendumin e tetorit. Koha e shpifjeve ka mbaruar. Koha e përgjegjësisë po vjen”, thonë nga BDI.

The post BDI: Pushteti pa legjitimitet ka kaluar vijat e kuqe, populli do të flas në zgjedhjet e tetorit appeared first on Telegrafi.