
BDI ka reaguar ndaj VLEN-it, të cilët thanë se kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, gjatë kohës sa ka qenë ministër i Punëve të Jashtme, asnjëherë nuk ka realizuar takime me autoritetet e Kosovës. Nga BDI thonë se “Qeveria që u shpall nga 461 eurodeputetë si një instrument i botës serbe, sot po përpiqet të hedhë hije mbi punën e Ministrit më të suksesshëm të Jashtëm që ka pasur Maqedonia e Veriut”.
Nga BDI thonë se faktet janë kokëforta dhe nuk i mbulon dot propaganda.
“Anëtarësimi në NATO u përmbyll gjatë mandatit të tij; Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE u arrit nën drejtimin e tij si Ministër i Jashtëm; Kryesimi i OSBE-së në vitin më sfidues të organizatës, duke shpëtuar praninë në Shkup dhe vetë institucionin; Hapja e Dialogut Strategjik me SHBA-të, si themel i një partneriteti të ri; Harmonizimi 100% me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, për herë të parë në historinë e shtetit; Themelimi i iniciativës rajonale “QUAD” me Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi – një grup pro-evropian dhe euroatlantik; Dëbimi i 20 diplomatëve rusë nga Shkupi, si reagim ndaj agresionit rus; Mbështetje aktive për Ukrainën, me qëndrim të qartë dhe pa ekuivok; Bashkë-sponsorizimi i rezolutës për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë në OKB”, thonë nga BDI.
Gjithashtu në fund theksojnë se “raporti më i fundit i Parlamentit Evropian e veçon qartë punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme gjatë mandatit të Bujar Osmanit si i vetmi segment pozitiv i raportit”./Telegrafi/
The post BDI: Qeveria e botës serbe sulmon diplomacinë më të suksesshme që ka pasur vendi appeared first on Telegrafi.