BDI sot ka akuzuar Qeverinë se po largon miqtë e sinqertë dhe e zhvendos Maqedoninë e Veriut nga rruga evropiane

Nga BDI thonë se komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, është një mike e sinqertë dhe e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut.

“Jo vetëm për shkak të funksionit të saj aktual, i cili është kyç për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, dhe as vetëm për shkak të lidhjes së saj personale me rajonin, që për ne përbën një mundësi unike por para së gjithash për qasjen e saj thellësisht evropiane ndaj respektimit të dallimeve dhe mbrojtjes së veçorive etnike në Evropë.

Në vend që Qeveria ta njihte këtë mundësi dhe t’i forconte këto lidhje, e humbi shansin për të shfrytëzuar samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, dhe në mënyrën më negative demonstroi mungesë mikpritjeje dhe intolerancë, madje edhe ndaj miqve më të sinqertë të vendit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk duhej të lejohej që deklarata e Komisioneres se “identiteti nuk është çështje e kushteve politike, por thelb i dinjitetit njerëzor dhe shprehje e veçantisë së tij”, të kthehej në objekt fushate urrejtjeje dhe përqeshjeje.

Aq më pak të nxitej një reagim i tillë nga burime afër pushtetit.

Prandaj është tronditëse që Ministri për Integrime Evropiane Orhan Murtezani nuk e pa të arsyeshme të mbrojë publikisht këtë qëndrim, as t’i japë kuptim vlerave që vetë institucionin e tij e bëjnë të nevojshëm.

Për më tepër, me qëndrimet e tij të pasakta dhe relativizuese, ai u bë pjesë e një qasje që rrezikon marrëdhënien me një prej zërave më të fuqishëm që mbështet rrugën tonë drejt BE-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një kohë kur vendi ka nevojë për partneritete të qëndrueshme dhe udhëheqje të qartë në procesin e integrimit, kjo heshtje dhe në disa raste justifikim i qëndrimeve nacionaliste nuk është dështim teknik, por dështim politik”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga BDI thonë se ministri për Integrime, Murtezani ka një përgjegjësi thelbësore: të mbrojë kursin evropian, jo të heshtë kur ai sulmohet./Telegrafi/

The post BDI: Qeveria po largon miqtë e sinqertë dhe e zhvendos Maqedoninë nga rruga evropiane appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";