Sipas BDI-së, konferenca e sotme për shtyp e kryetarit të ASH-së Ziadin Sela është një presion publik ndaj gjithë sistemit gjyqësor dhe të punësuarve në këtë sektor.

“Paraqitja e sotme para mediave është skandaloze, e papranueshme, e paparë gjerë më sot dhe paraqet ndërhyrje e vrazhdtë e drejtpëdrejt në sistemin e drejtësisë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Ndërhyrja e ashpër ndaj gjykatave dhe prokurorisë flet për mendësinë e aleatit të Levicës dhe Apasievit si dhe shfaq fytyrën e vërtetë e një strukture të pareformuar”, thuhet në kominikatën e BDI.

Ata shtojnë se ndarja e pushteteve në vend, funksionon si parim kushtetues dhe e njejta vazhdon të funksionojë në mënyrë profesionale dhe gjithë ata që shkelin ligjin përgjigjen para sistemit të drejtësisë dhe gjithë rastet e fundit dhe lëndët e hapura tregojnë qartë se në vend funksionon ligji që është i barabartë për të gjithë dhe askush nuk është i paprekshëm para tij.

“Bashkimi Demokratik për Integrim është partia e vetme e cila ka inicuar vettingun në të gjitha nivelet e pushtetit përfshirë këtu edhe sistemin e drejtësisë për të pasur figura të pastra dhe me dinjitet të cilët do të kryejnë punën në mënyrën më të mirë të mundshme”, thuhet në njoftimin e BDI-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

 

The post BDI: Sela dhe Aleanca ushtrojnë presion publik ndaj gjyqësorit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";