BDI: Shteti ka mungesë të ligjshmërisë, pushteti ka kapur drejtësinë dhe ka shkatërruar besimin e qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kuadër të ciklit “Një Vit Pa Dinjitet”, Bashkimi Demokratik për Integrim pasqyron kritika ndaj qeverisë aktuale.

Sipas tyre shteti ka mungesën e ligjshmërisë, kapjen e drejtësisë dhe shkatërrimin sistematik të besimit qytetar.

Reagimi i plotë:

Sot nuk po flasim për raste të izoluara.
Sot po flasim për një sistem që nuk sundohet nga ligji, por nga korrupsioni.
Sot po flasim për një shtet ku ligji mbyllet me dryn, e tenderët hapen për klientët politikë.

Advertisement

Le të fillojmë me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Tenderi për uniformat e policisë:
–  4 milionë euro – të dhëna një kompanie me vetëm dy të punësuar.
–  Një kompani e themeluar vetëm 20 ditë para shpalljes së tenderit.
– Uniforma për ata që ruajnë ligjin – por ligji u shkeli pikërisht në këtë proces.

Kjo nuk është praktikë e gabuar, është aferë korruptive klasike.
Kjo nuk është rastësi, është plan, është skemë.

Në Çair – 150 ndërtesa pa leje.
Nuk kemi të bëjmë me legalizim të qytetarëve – por me legalizim të korrupsionit!
Me para nën dorë, me ndërtues që sfidojnë ligjin, me institucione që i mbyllin sytë – sepse dikush ka mbyllur gojën me para!

Në Tetovë – Monopoli është shndërruar në sinonim të plaçkitjes shtetërore.
– 7000 metra katrorë tokë publike, të shitur për vetëm 7000 euro.
Vetëm disa javë më vonë – ato shiten në treg për 5 milionë euro.
Kjo nuk është marrëveshje.
Kjo është krim ekonomik.
Kjo është hajni e pasurisë publike me firmë e me vulë.

Advertisement

Rasti i Koçanit?
E gjithë bota e pa:
– Drejtësia u aktivizua vetëm kur u ndërrua pushteti.
– Katër ish-ministra shqiptarë të Ekonomisë – përndiqen politikisht.
Ndërsa ministri aktual – vazhdon detyrën pa asnjë hetim.
Kjo nuk është drejtësia që kërkon qytetari.
Kjo është drejtësia e të fortëve. Drejtësia selektive. Drejtësia e kapur.

Të nderuar të pranishëm,

Ky është realiteti i këtij njëviti:
– Tendera të manipuluara.
– Pasuri publike e grabitur.
–  Një sistem që ndëshkon vetëm opozitën dhe mbron pushtetin.

E gjitha kjo, e mbështetur në heshtje, ose në bashkëpunim të plotë, nga ata që erdhën me premtimin për ndryshim – por që janë zhytur thellë në koorupsion dhe janë bërë edhe vegla të korrupsionit.

Advertisement

Por një gjë duhet ta dinë të gjithë:
Çdo aferë ka një fund.
Çdo krim lë gjurmë.
Dhe çdo popull ka një ditë që zgjohet.

Kjo ditë po vjen.
Koha e heshtjes ka mbaruar.
Koha e llogaridhënies po afron.

Për drejtësinë, për shtetin, për dinjitetin, bashkë tani

The post BDI: Shteti ka mungesë të ligjshmërisë, pushteti ka kapur drejtësinë dhe ka shkatërruar besimin e qytetarëve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy