BDI: Shteti po largohet nga vlerat evropiane, po bëhen punësime pa barazi dhe pa transparencë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Shprehim shqetësim serioz për trendin e përjashtimit sistematik të qytetarëve shqiptarë dhe qytetarëve nga komunitetet e tjera etnike nga institucionet publike”, kështu reaguan sot nga partia opozitare Bashkimi Demokratik për Integrim.

Siç thonë nga BDI, gjatë javës së kaluar, në dhjetëra institucione shtetërore dhe ndërmarrje publike janë realizuar qindra punësime të reja, mirëpo pa shqiptarë.

Reagimi i plotë:

Sipas të dhënave të disponueshme, asnjëri nga të punësuarit nuk i përket ndonjërit nga komunitetet që përbëjnë mbi 40% të strukturës shoqërore të shtetit.

Advertisement

Ky model nuk është rastësi administrative, por tregon për një qasje të institucionalizuar që minon përfaqësimin e drejtë të garantuar me Kushtetutë.

Rezultati është një asimetri serioze institucionale që cenon drejtpërdrejt funksionalitetin e sistemit multietnik.

Ky trend zhvillohet paralelisht me stagnimin e procesit të integrimit evropian dhe afrimin e hapur të shtetit me konceptin e të ashtuquajturit “botë serbe”.

Shteti po largohet gjithnjë e më shumë nga vlerat evropiane të gjithëpërfshirjes, barazisë dhe transparencës, duke u orientuar drejt një modeli që favorizon vetëm një strukturë etnike në të gjitha sferat kyçe të jetës publike.

Advertisement

Pasojat tashmë janë të dukshme: humbje e besimit në institucione, apati në rritje tek të rinjtë, dhe thellim i ndarjeve etnike që rrezikojnë stabilitetin afatgjatë.

Bëjmë thirrje që të rishqyrtohet kjo rrugë dhe që shteti të kthehet në drejtim të standardeve evropiane, përmes institucioneve transparente, gjithëpërfshirëse dhe të drejta që pasqyrojnë realisht strukturën multietnike të vendit.

The post BDI: Shteti po largohet nga vlerat evropiane, po bëhen punësime pa barazi dhe pa transparencë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy