BDI në një kumtesë për media thotë se “konventa promovuese e koalicionit VLEN, e mbajtur mbrëmë në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, e dëshmoi se edhe mbështetësit e dikurshëm i kanë braktisur”.

Nga BDI thonë se salla mbeti me ulëse të zbrazura, ndërsa atmosfera e gjallë e vërtetë rrihte nëpër çarshitë shqiptare, nga Shkupi e Kumanova, në Gostivar, Tetovë, Kërçovë e deri në Strugë.

“Populli nuk u përgjigj thirrjes për të mbështetur një projekt që tashmë ka humbur çdo kredibilitet dhe është shndërruar në mashtrim të madh. Shkaku është i qartë: VLEN nuk ka përmbushur asnjë, absolutisht asnjë nga premtimet e dhëna. Nga fjalët e mëdha të fushatës, sot kanë mbetur vetëm zhgënjimi dhe mashtrimet e zbuluara”.

“Premtuan 2.500 punësime, qytetarët përfunduan me zero; Premtuan 10.000 euro për çdo qytetar, qytetarët përfunduan me zero; Premtuan Akademi të Shkencave shqiptare, e sollën Dodikun dhe donacionet serbe; Premtuan bankë shqiptare, e sollën bankën serbe; Premtuan ndryshime kushtetuese dhe integrim europian, e sollën “botën serbe”; Premtuan programe kombëtare, e sollën MTEL-in serb; Premtuan respektim të Marrëveshjes së Ohrit, e dorëzuan në duart e putinistit Ivan Stoilkoviq”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Konventa e vakët e VLEN-it është fotografia më e qartë e dështimit të tyre. Shqiptarët tashmë e kanë dhënë gjykimin e tyre: ata nuk u besojnë më, i kanë braktisur dhe i shohin ashtu siç janë – si degë e VMRO-së te shqiptarët”, thonë nga BDI./Telegrafi/