Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj shfaqjes së përbashkët të Kryeministrit Mickoski dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në inspektimin e punimeve në shkollën “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, një ditë pas takimit të Mickoskit me Kryeministrin serb.

Nga BDI thonë se në mes të fushatës zgjedhore, bëhet gjithnjë e më e qartë se “VLEN” nuk është tjetër veçse dega e OBRM-PDUKM-së te shqiptarët.

Reagimi i plotë:

“Kryeministri nuk ka nevojë të kandidojë kandidatë në Tetovë, Çair, Gostivar, Strugë e gjetiu, sepse kandidatët e “VLEN-it” janë në realitet kandidatët e tij politikë. Mickoski e mbështet Bilall Kasamin jo rastësisht, por sepse askush më mirë se Kasami nuk do ta pranonte një “donacion serb” për ndërtimin e kishës në Tetovë dhe për rikonstruksionin e shkollës “Kiril Pejçinoviq”.Ajo që qytetarët ende nuk e dinë, dhe që duhet ta dinë, është qëllimi i vërtetë i këtij donacioni dhe çfarë borxhi politik apo financiar ka marrë Kasami nga kompania serbe që e ofroi. Transparenca është zero, ndërsa dyshimet për ndikime të jashtme janë të thella. Në vend që t’u shërbejë qytetarëve, kryetari i Tetovës u shërben planeve të Mickoskit dhe politikave të “botës serbe” që gjithnjë e më tepër zgjeron ndikimin e saj përmes projekteve të dyshimta dhe financimeve të errëta. BDI kërkon sqarime të menjëhershme për këtë marrëveshje, për burimin e mjeteve, për qëllimin e tyre dhe për përfituesit realë. Qytetarët e Tetovës meritojnë llogaridhënie, jo propagandë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";