BDI sot përmes një kumtese i ka kujtuar VLEN-it se opinioni pret përgjigje për deklaratën e zv. kryeministri Stoilkoviq,

Stoilkoviq disa javë më parë deklaroi publikisht se dy herë ka shpëtuar VLEN-in nga turpërimi para opinionit.

“Për dy javë me radhë, publiku pret një reagim nga VLEN-i: çfarë kanë neglizhuar apo tradhtuar ata, që edhe një eksponent i botës serbe ka qenë i detyruar t’i shpëtojë nga dështimi?

Shqiptarët meritojnë përgjigje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Apo mos vallë skandalet e korrupsionit që po dalin në dritë për ministrat e tyre i kanë hutuar aq shumë, sa tashmë, përveç se udhëheq Ministrinë për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Stoilkovic qenka bërë edhe përgjegjës për çështjen shqiptare në Maqedoninë e Veriut?

BDI-ja dënon këtë situatë të turpshme dhe të rrezikshme për përfaqësimin e shqiptarëve.

Është e qartë se VLEN-i nuk ka as autonomi politike, as integritet e as legjitimitet për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, duke u bërë peng i skandaleve dhe i agjendave të huaja”, thuhet në kumtesën e BDI-së./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post BDI: VLEN-i nuk ka as autonomi politike, as integritet e as legjitimitet për të mbrojtur interesat e shqiptarëve appeared first on Telegrafi.