Bashkimi Demokratik për Integrim, në një komunikatë për media kanë reaguar në lidhje me ndryshimet në Ligjin për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve. Nga BDI thonë se kjo është një përpjekje për të shuar Inspektoratin dhe për ta vendosur nën kontroll të ministrit të Drejtësisë, siç shtojnë për t’ia shuar përfundimisht statusin e personit jurudik.

“Me Badenter ta votojmë këtë shpejt e shpejt” – një tjetër turp institucional! Këtë e thotë Bekim Qoku nga VLEN… Epo s’vlen! Me të vërtetë s’vlen! Qartazi kemi të bëjmë me një përpjekje për shantazh institucional, ku fatet e të punësuarve dhe rrogat e tyre po përdoren si mjet për të shuar Inspektoratin e Gjuhëve dhe për ta vendosur atë nën kontroll të Ministrit të Drejtësisë, duke ia shuar përfundimisht statusin e personit juridik, status të cilin e ka për momentin”.

“Kjo nuk është reformë, është eliminim i pavarësisë institucionale dhe përçmim i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Një hap i radhës për të bërë gjuhën tonë peng të pazareve politike, dhe për ta nxjerrë nga pozita kushtetuese që e garanton. Gjuha shqipe nuk është simbol folklori, është e drejtë kushtetuese, është identitet, është detyrim institucional. Nëse nuk mund ta mbroni, të paktën mos manipuloni. Lëreni ta bëjnë të qetë betejën shqiptarët e vërtetë”, thonë nga BDI.

The post BDI: VLEN kërkon Badenter për Ligjin për inspektoratin e gjuhëve, një tjetër turp institucional appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";