
“LEN-i që po shkatërron të ardhmen evropiane të shtetit, nuk mund të pajtohen me sukseset diplomatike të Osmanit. Bujar Osmani është ministri më i suksesshëm i jashtëm në historinë e vendit, dhe ai ka dhënë më shumë se kushdo tjetër për integrimet euroatlantike”, kështu reagojnë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, pasi thanë nga VLEN se kandidimi i Bujar Osmanit për Çairin nuk është risi.
Siç thonë nga BDI, “fakti që në çështjen më të rëndësishme për shqiptarët në Maqedoni, integrimin evropian, VLEN nuk ka bërë absolutisht asgjë, u djeg më së shumti. Përkundrazi, për interesa partiake dhe klienteliste, të ulur në prehrin e Mickoskit, po i mbajnë shqiptarët të izoluar nga bota.”
“VLEN, të cilët nuk kanë asnjë sukses as në skenën ndërkombëtare, as në atë vendore, nuk u ka mbetur tjetër veçse të sulmojnë sukseset e shqiptarëve në Maqedoni. Por shqiptarët me BDI-në dhe Bujar Osmanin kanë një të ardhme të qartë drejt BE-së, me një aleat të sinqertë, të ndershëm dhe të dëshmuar, që garanton të ardhmen e shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit.
Strukturat kriminale të VLEN-it, në më shumë se një vit qeverisje kanë sjellë vetëm poshtërime dhe pasiguri për shqiptarët. Sot, shqiptarët ndjejnë zemërim dhe zhgënjim – dhe këtë do ta shprehin me forcë në zgjedhje.
VLEN po e pret një disfatë e pashmangshme dhe as propaganda proserbe nuk do t’i shpëtojë dot”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
The post BDI: VLEN nuk kanë asnjë sukses në skenën ndërkombëtare, po e sulmojnë Bujar Osmanin pasi ai garanton të ardhmen e shqiptarëve appeared first on Telegrafi.