BDI akuzon koalicionin VLEN se në programin zgjedhor të vitit 2024 premtoi themelimin e Bankës shqiptare me kapital dominues shqiptar, si garanci për fuqizimin ekonomik të shqiptarëve dhe zhvillimin e barabartë rajonal. Mirëpo sot, thonë nga BDI, VLEN ka hapur dyert për penetrimin e “Botës Serbe” në sektorin bankar të Maqedonisë së Veriut përmes “Alta Bank”.

“Ky nuk është investim i zakonshëm financiar, por projekt i drejtpërdrejtë politik dhe ekonomik i Beogradit për të marrë nën kontroll institucionet strategjike të vendit. Banka nuk është thjesht një kompani private, ajo është mekanizëm për ndikim politik, për pastrim kapitalesh dhe për krijimin e varësisë ekonomike të vendit nga interesat e Serbisë.

Faktet janë të qarta:

Parashikimi i Maja Kadievska Vojnoviq, ish-anëtare e OBRM-PDUKM-së, në krye të bankës, është rezultat i lobimit personal të Mickoskit te Vuçiq.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Profesionalistët e sektorit financiar kanë paralajmëruar për rrezikun e reputacionit të vendit para BE-së dhe institucioneve ndërkombëtare, qeveria dhe institucionet e sigurisë kanë heshtur.

Presidentja dhe kabineti i saj po relativizojnë problemin, duke e paraqitur si investim “normal”, ndërkohë që të gjithë e dinë se është instrument politik i “Botës Serbe”.

Në vend që të garantojnë kapital shqiptar dhe zhvillim ekonomik të barabartë, VLEN dhe partnerët e saj po e dorëzojnë sektorin bankar, zemrën e ekonomisë, në duart e Beogradit.

Kjo nuk është çështje ekonomike, por çështje sigurie kombëtare. Banka serbe do të thotë ndikim serb mbi kreditë, bizneset dhe vendimmarrjen financiare në vend. Do të thotë kontroll i sektorëve strategjikë dhe dobësim i orientimit euroatlantik”, akuzojnë nga BDI./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post BDI: VLEN premtoi themelimin e bankës shqiptare, mirëpo sot po sjell bankën serbe appeared first on Telegrafi.