Edhe sot vazhdoi rrënimi i objekteve pa leje në bregun e Liqenit të Ohrit.

Sot edhe euroambasadori dhe kryeministri Zaev mbështetën aksionin e autoriteteve komunale.

“Ndërtimet pa leje nuk e kanë vendin buzë Liqenit të Ohrit dhe duhet të hiqen”, shkroi sot ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer.

Sipas tij, pasura natyrore dhe kulturore në rajon dhe e pranuar nga UNESCO, duhet të mbrohet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri Zaev sot në “Facebook” shkroi se shpreh mbështetje të fuqishme për “aksionin vendimtar” për heqjen e objekteve pa leje në Liqenin e Ohrit që po e zbaton Komuna e Ohrit./Telegrafi/

BE mbështet rrënimin e objekteve pa leje në Maqedoni shkruan Telegrafi.