Revizorët Tatjana Dimitrovska, Cveta Ristovska dhe Zoran Bogoevski, Biljana Karakashova Shulev dhe Besnik Xhemaili janë punësuar në KSHPK, gjyqtarja Sofia Spasova Medarska dhe Servet Demiri nga auditimi i ndihmës së para-anëtarësimit për BE-në janë propozuar si anëtarë të rinj për Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu
Ivanovska: Më shqetëson fakti që shumë persona eksponentë politikë duan të jenë anëtarë të Komisionit për Antikorrupsion

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas një interviste treditore që ishte publike, Komisioni i Përzgjedhjes dhe Emërimeve publikoi në mesnatë listën e renditjes me pikë dhe kjo listë duhet të votohet në seancë plenare.

Nëse votohet për këto kandidatë, atëherë në pesë vitet e ardhshme kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të jetë Tatjana Dimitrovska, e cila ka punuar 19 vjet në Entin Shtetëror për Revizion, ndërsa dy vitet e fundit është asistente e kryeauditorit.

Ajo ka kryer auditim ndaj parive politike, Agjencisë Kundër Korrupsionit, Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjyqtarja Sofia Spasova Medarska është bashkëshortja e Filip Medarskit, avokatit të Zoran Zaevit që mbrojti ish-kryeministrin në rastin “Ryshfeti”.

Për anëtarë të Komisionit për Antikorrupsion janë paraqitur 41 kandidatë, ndër ta shumica auditorë dhe punonjës të KSHPK-së, por edhe ekspertë të institucioneve shtetërore dhe publike, gjyqtarë dhe prokurorë./Telegrafi/

Bëhen të ditur emrat e kandidatëve të Antikorrupsionit në RMV shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";