Kandidat i BDI-së për në Komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta në “Facebook” falënderoi strukturat partiake të BDI-së.

“Faleminderit çdo votuesi të BDI, faleminderit strukturës partiake dhe çdo qytetari të Gostivarit, të cilët dhanë kontributin e tyre që sot të kemi një proces demokratik zgjedhor”, shkruan Bejta.

Ai shton se në demokraci vendos vota e qytetarëve dhe ne e kemi obligim ta respektojmë.

Më herët, edhe kruetari i degës së BDI-së, Bashkim Hasani dhe Talat Xhaferi thanë se do të respektojnë vullnetin e popullit, ndërkaq kryetari aktual i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari shpalli fitore që në rreth të parë në Gostivar./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bejta: Falënderime për çdo votues të BDI-së shkruan Telegrafi.