Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot në konferencë për shtyp tha se vijojnë negociata me të gjitha vendet fqinje për njohje reciproke të covid-testeve.

“Do të kërkojmë nga fqinjët tanë dhe vendet evropiane t’i pranojnë të ashtuquajturit kovid-pasaporta të shtetit tonë”, tha Bekteshi.

Në lidhje me atë se pse Ministria e Ekonomisë nuk negocion me Greqinë, ai tha se kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë fare bisedime.

Bekteshi i sqaroi edhe komentet e tij për turizmin vendor, duke thënë se detyrë e tij si ministër i Ekonomisë është ta nxisë turizmin në kuadër të vendit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bekteshi: Do të negociojmë me vendet fqinje për njohje reciproke të covid-testeve shkruan Telegrafi.