Kreshnik Bekteshi shprehet i bindur se partia e tij është e para në bllokun politik shqiptar dhe se për ta nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve.

“BDI-së i përshtatet që çdo ditë të ketë zgjedhje për shkak se edhe në sondazhet e opozitës BDI është partia e parë”, tha Bekteshi në “KlanDebat”.

Por, sipas Bekteshit, BDI është parti e përgjegjshme dhe se e sheh edhe interesin e shtetit. Prandaj, siç thotë ai, duhet të përfundojë ky mandat i qeverisë aktuale e pastaj të shkohet në zgjedhje.

Bekteshi foli edhe për frontin evropian ku tha se përfshin të gjitha partitë politike, shqiptare apo maqedonase, të cilat e kanë si përcaktim kryesor integrimin e vendit në BE.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bekteshi theksoi se garimi me lista të përbashkëta me ndonjë parti tjetër ende nuk është diskutuar brenda partisë.

The post Bekteshi: Duhet të përfundojë mandati i qeverisë aktuale dhe pastaj të shkohet në zgjedhje appeared first on Telegrafi.