Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot ka vizituar fabrikën për prodhimin e vajit ushqimor “Brilliant” në Shtip dhe ka inspektuar se si zbatohen vendimet e marra nga Qeveria me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, për mbrojtjen e prodhimit vendor të produkteve ushqimore bazë.

Ministri Bekteshi theksoi se kapacitetet vendase për prodhimin e produkteve bazë ushqimore janë vendosur në kapacitet të plotë dhe masat e miratuara nga Qeveria synojnë të shmangin goditjet e çmimeve dhe të mbrojnë qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ka sasi të mjaftueshme të ushqimeve bazë të prodhuara në vend. Maqedonia e Veriut ka çmime shumë më të mira në krahasim me vendet e rajonit dhe çmimet do të ulen më tej në periudhën e ardhshme si rezultat i vendimit për uljen e marzheve dhe uljes së TVSH-së për produktet ushqimore bazë nga 5% në 0%”, tha ministri Bekteshi.

Ministri informoi se sot deri në fund të ditës pritet ulje e çmimit të derivateve të naftës, e cila pritet të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“U bëj thirrje të gjitha kompanive dhe të gjitha palëve të interesuara në vend që të solidarizohen dhe bashkërisht të kontribuojmë për tejkalimin e kësaj krize globale me sa më pak dëm për qytetarët dhe ekonominë”, tha ministri Bekteshi./Telegrafi/

Bekteshi: Ka sasi të mjaftueshme të ushqimeve bazë, çmimet do të ulen ditëve në vijim shkruan Telegrafi.