Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot në konferencë për shtyp u shpreh i bindur se gjatë kësaj jave do të gjendet zgjidhje për pakon e pestë ekonomike në Kuvend.

Ai deklaroi, se si ministri janë të gatshëm, që në kuadër të procedurës në komisionin kuvendor të intervenojnë në zgjatjen e afateve për aplikim të kompanive për sigurim të subvencioneve për paga.

“Jam i sigurt se këtë javë do të gjejmë zgjidhje gjatë kësaj jave. Ne si Ministri jemi të gatshëm të intervenojmë në zgjidhjen ligjore, duke i shtuar edhe afatet për aplikim në kuadër të komisioneve përkatëse në Kuvend”, tha Bekteshi.

Ai gjithashtu njoftoi se Ministria e Ekonomisë ka hapur thirrjen për aplikim për subvencionim të kompanive mikro dhe të vogla në Maqedoninë e Veriut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bekteshi tha se thirrja do të qëndrojë e hapur deri më 16 prill, ndërsa bëri thirrje tek kompanitë që të aplikojnë sa më shumë./Telegrafi/

Bekteshi: Këtë javë do të gjendet zgjidhje për pakon e pestë ekonomike shkruan Telegrafi.