Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi theksoi se kompanitë që kanë keqpërdorur tashmë ndihmën financiare nga qeveria nuk do të jenë në gjendje të aplikojnë për masën e re.

“Ata kompani që keqpërdorën fondet nga katër grupet e para të masave ekonomike, nuk do të marrin më ndihmë nga shteti”, tha Bekteshi.

Sipas tij, duhet të vendosen kritere kur aplikohet për masat.

“Nëse është e nevojshme, për punonjësit e tyre do të kujdeset Qeveria drejtpërdrejt, siç njoftoi Lukarevska sot duke bllokuar llogaritë e tyre dhe duke transferuar fondet drejtpërdrejt te punonjësit në ato kompani”, shton Bekteshi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bekteshi: Nuk ka subvencione për kompanitë që kanë keqpërdorur ndihmën shtetërore shkruan Telegrafi.