Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin “10 minuta” në “TV21” paralajmëroi ulje të çmimit të dizelit për 5 denarë.
“Sonte presim ulje shtesë, duke marrë parasysh kuotimet e pesë ditëve të fundit dhe me shumë gjasa ulja, sipas analizave të bëra në sektorin e energjisë në Ministrinë e Ekonomisë duhet të jetë mbi 5 denarë për naftën”, tha Bekteshi.
Ai thotë se vendimin përfundimtar e merr Komisioni Rregullator i Energjetikës.
“Sipas llogaritjeve tona presim që ulja në pjesën e dizelit të jetë mbi 5 denarë, por sigurisht që do të jetë vendim i KRRE-së, që është institucion i pavarur”, tha Bekteshi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Bekteshi paralajmëron uljen e çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.