Përmes zgjidhjes ligjore që kaloi në Kuvend, Ministria e Ekonomisë do të dorëzojë listë prej mbi 2500 produkteve ushqimore të cilat nuk do të kenë marzhë më të madhe se 10%.

Kjo masë do të ndihmojë qytetarët që të kenë çmime më të përballueshme gjatë blerjes së produkteve. Në këtë zgjidhje ligjore janë paraparë edhe sanksione për zinxhirët e marketeve të cilat nuk do t’i respektojnë vendimet që janë përfshirë nga ligji i ri për mbrojtje të konsumatorit. Masa më e rreptë mund të jetë mbyllja e marketit.

“Kemi zgjidhjen ligjore e cila është e harmonizuar pothuajse plotësisht me atë të Bashkimit Europian dhe janë transponuar pothuajse të gjitha direktivat e BE-së në RMV.

Na mbetet që të rrisim kapacitetet e institucioneve inspektuese në vend, me të vetmin qëllim që në mënyrë të drejtë, profesionale të implementojmë zgjidhjet ligjore dhe kjo do të japë mundësinë që të mbrohet konsumatori i cili është qëllimi kryesor i këtij ligji për mbrojtje të konsumatorëve”, tha Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bekteshi: Zgjidhje ligjore për mbrojtje të konsumatorit, sanksione për marketet që nuk do t’i respektojnë vendimet appeared first on Telegrafi.