Gjyqtarja Besa Ademi e cila sot para Këshillit Gjyqësor dha deklaratë solemne si kryetare e Gjykatës së Lartë tha se si si gjyqtare për disa vite është e vetëdijshme me sfidat me të cilat do të ballafaqohet, por shteti i së drejtës duhet të ketë sistem të plotë funksional dhe se kjo do të jetë prioriteti kryesor i saj ku do të garantohet drejtësia dhe liria dhe të drejtat e njeriut.

“Obligohem para opinionit që bashkërisht me kolegët e mijë nga Gjykata e Lartë si dhe me gjykatat tjera në kompetencë të Gjykatës së Lartë do ta kthejmë besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor. Pajtohemi se y është proces i gjatë, por ne bashkërisht do të punojmë që ta përshpejtojmë këtë proces dhe ta përparojmë”, tha gjyqtarja Ademi.

Ajo para anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dha deklaratë solemne ku potencoi se me vetëdije, me ndershmëri dhe përgjegjshmëri do të kryejë detyrën e saj.

Ndryshe, Ademi u zgjodh për kryetare të Gjykatës së Lartë më 12 shkurt të këtij viti, pasi që Këshilli Gjyqësor votoi me 12 vota “për” dhe 1 “kundër”./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Besa Ademi: Do ta kthejmë besimin e qytetarëve te sistemi gjyqësor në Maqedoni shkruan Telegrafi.