Ministri i Financave, Fatmir Besimi njofton se Departamenti i Shtetit vlerësoi financat publike dhe dokumentet e buxhetit si transparente.

“Ministria e Financave publikon të dhëna për realizimin e buxhetit në nivel mujor, për lëvizjen e borxhit publik në bazë tremujore, ndërsa strategjia fiskale përditësohet çdo vit.

Hapat më të rëndësishëm që janë ndërmarrë në drejtim të transparencës së financave publike janë: Numëruesi fiskal, kalendari i rregullativës tatimore, aplikacioni – Buxheti i qytetarëve, portali Financa të hapura, vegla – Shpenzime kapitale dhe vegla për borxhin publik”, shkruan Besimi në Facebook.

Besimi shton se raportet e klimës së investimeve të përpiluara nga Departamenti i Shtetit sigurojnë informacione për klimën e biznesit për më shumë se 170 ekonomi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Besimi: Departamenti i Shtetit financat publike dhe dokumentet e buxhetit i vlerësoi si transparente shkruan Telegrafi.